
Luis Alberto
Lazio ka triumfuar në transfertë përballë Genoas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Luigi Ferraris”, përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të Lazios.
Ekipi kryeqytetas e gjeti golin me Luis Alberton në minutën e 67’. Pas një aksioni model, Kamada pasoi te mesfushori spanjoll, me këtë të fundit që e dërgoi topin pa probleme në fundin e rrjetës.
Edhe për Elseid Hysajn kishte minuta në këtë sfidë. Mbrojtësi shqiptar zuri vendin e Lazzarit, me këtë të fundit që u dëmtua në minutën e 36’.
Pas kësaj fitoreje, Lazio shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e 6-të, ndërsa Genoa me 39 pikë, mbetet në vendin e 12-të.
Poll