
Inter ka ngritur sot në “San Siro” trofeun e 20-të të kampionit në historinë e klubit. Kristjan Asllani mori medaljen e tij, teksa kujtojmë se ky është trofeu i parë i kampionit për të.
Asllani është preferuar shpesh herë si zëvendësues nga Inzaghi duke dhënë kontribut. Zikaltërit ishin pa rival gjatë këtij kampionati, ndërsa Juventus dhe Milan luftuan bashkë për vendin e dytë.
Takimi kundër Lazios që u luajt sot përfundoi me rezultatin 1 me 1. Dhe pse Lazio mbylli pjesën e parë në avantazh, kampionët në fuqi i barazuan afër fundit të takimit.
Poll