
Lautaro Martinez
Interi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme ditën e sotme në Serie A pasi ka mposhtur Cagliarin në transfertë me shifrat 2-0. Një sfidë e vlefshme kjo për javën e 5-të të kampionatit italian.
Njeriu që hapi serinë e golave mbrëmjen e sotme në stadiumin “Unipol Domus” ishte Lautaro Martinezi. Kapiteni i zikaltërve nuk shënonte për ekipin e tij që nga fitorja e thellë 5-0 ndaj Torinos në javën hapëse të kampionatit.
Ndërsa në fundin e ndeshjes së sotme, Pio Esposito la gjurmë për Interin duke shënuar golin e parë në Serie A. Zikaltrit ngjiten aktualisht në vendin e pestë të renditjes me 9 pikë të grumbulluara.
Goli i Lautaros
Poll