Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Interi merr fitore për 'infarkt', Frattesi përmbys Udinesen në fund

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Interi merr fitore për 'infarkt', Frattesi përmbys
Udinese-Inter

Interi ka fituar përballë Udineses në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Bluenergy Stadium - Stadio Friuli”, përfundoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e parë e kësaj sfide u mbyll me avantazhin e vendasve, golin për të cilët e shënoi Samardzic në minutën e 40’. Me nisjen e pjesës së dytë, Interi u bë më kërkues, ku gjeti golin me Carlos Augusto. Por VAR-i ndërhyri duke e anulluar për pozicion të parregullt.

Për golin e barazimit mendoi Hakan Calhangolu. Mesfushori turk ktheu në gol një penallti në mintuën e 55’. Ndërsa përmbysja erdhi në minutën e 95’ me Frattesin.

Në këtë sfidë nuk kishte minuta për Kristjan Asllanin, i cili e ndoqi ndeshjen nga stoli.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 82 pikëve, plus 14 të tilla më shumë së Milani ndjekës. Në krahun tjetër, Udinese mbetet në vendin e 15-të me 8  pikë.

GOLAT E SFIDËS:

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga