Niclas Fullkrug
Edhe pse shënoi vetëm 1 gol, Milani ia doli të marrë 3 pikët e radhës ndaj Lecce në “San Siro”. Finalizimi i vetëm mbajti “firmën” e sulmuesit gjerman Niclas Fullkrug, minuta e 76-të.
Drejtori sportiv Igli Tare, ishte personi që besoi te aftësitë e “pykës”, pavarësisht kritikave dhe në kohë të shkurtër, Fullkrug po jep “frytet”.
Mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani, ishte në fushën deri në minutën e 85-të, i zëvendësuar. Shqiptari nuk mundi t’i bënte “ballë” kuqezinjve, teksa këta të fundit i afrohen me 3 pikë distancë Inerit në krye të tabelës së Serie A.
Poll
