
Arbër Hoxha, Sylvinho, Medon Berisha dhe Berat Gjimshiti
Medon Berisha është tashmë gati për t’u rikthyer në fushat e lojës. Mesfushori i kombëtares shqiptare pësoi një dëmtim në fundin e dhjetorit në prag të ndeshjes ndaj Comos.
Një lajm i mirë tashmë për trajnerin e Lecces, Marco Giampaolon përpara sfidës kundër Parmës. Ditën e sotme Medon Berisha është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të klubit, duke lënë pas tashmë dëmtimin muskulor që pësoi një muaj më parë.
Këtë sezon me fanellën e Lecces, djaloshi kuqezi ka kryer 6 paraqitje në Serie A dhe ka arritur të asistojë një herë. Ndërsa në Kupën e Italisë regjistron një ndeshje.
???? Focus on #ParmaLecce
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) January 29, 2025
????♂️ Allenamento mattutino al Via del Mare pic.twitter.com/DsSeLd9quV
Poll