Spektakël me 6 gola por në fund vetëm një pikë. Kjo është ajo që dhuroi 90 minutëshi mes Cagliari dhe Milanit përfunduar me shifrat e barabarta, 3-3.
Debutim për herë të parë për Alen Sherrin në Serie A italiane, kundër një rivali si kuqezinjtë, e që në fund pëson 3 gola. Gjithsesi, Cagliari arriti të reagojë dy herë për të marrë barazimin që vlen shumë për llogaritë.
Leao shënoi dopietë, ndërsa goli i tretë për Milanin mban firmën e Abraham. Pikë që nuk gëzon thuajse askënd. Momentalisht, kreu që mbahet nga Napoli qëndron në -7 pikë për kuqezinjtë e Fonseca.
Milan gjendet sërish jashtë pozicioneve të Kupave të Europës, me 18 pikë pas 11 javësh, ndërsa Cagliari e 16-ta me 10 pikë.
Poll