
Bologna ka triumfuar në transfertë përballë Napolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Diego Maradona”, përfundoi me fitoren 0-2 të Bolognas.
Të dy golat, skuadra mike i shënoi në 12 minutat e para të ndeshjes. Si fillim ishte Ndoye që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 9’, teksa 3 minuta më vonë, Posch dyfishoi shifrat duke likuiduar Napolin.
Me këtë fitore, Bologna shkon në vendin e 3-të me 67 pikë, 1 më shume se Juventus në vendin e katërt, por këta të fundit kanë 1 ndeshje për të luajtur. Bologna është shumë pranë kualifikimit në Champions League.
Në krahun tjetër, Napoli mbetet në vendin e 8-të duke rrezikuar seriozisht pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane.