Fabio Miretti & Edon Zhegrova
Juventus pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e janarit. Megjithatë, “Zonja e Vjetër” s’do të merret vetëm me afrimet e reja, por edhe me disa “spastrime” nga ekipi.
Një nga lojtarët që nuk e duan më në ekip është Fabio Miretti. Mesfushori 22-vjeçar është gjithashtu i “urryeri” i tifozëve, kjo për shkak të performancave tepër të dobëta.
Në këto kushte, Juventus kërkon që ta shesë me doemos në merkaton e janarit. Ofertat për të nuk mungojnë, me Lazion që po pret “pas dere” për të kuptuar qartë situatën e futbollistit.
Poll
