Bologna - Inter
Bologna ka mposhtur Interin në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riyadh, përfundoi me shifrat 1-1.
Koha e rregullt u mbyll me shifrat e barabarta. Për Interin shënoi Thuram, ndërsa për Bolognan shënoi Orsolini. Ndërkohë që dueli u vendos pas goditjes së penalltive, aty ku zikaltërit gabuan më shumë.
Kështu, Bologna shkon në finale, aty ku do të përballet me Napolin.
GOLAT:
Goli i Thuram (Bologna 0-1 Inter)
Goli i Orsolini (Bologna 1-1 Inter)
Poll
