Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u mbyll me rezulatin 2-1 në favor të “Zonjës së Vjetër”. Pjesa e parë e ndeshjes ka ditur që të dhurojë spektakël kjo pasi Juve avancon në minutën e 44-të falë goditjes së saktë të Francisco Conceicao.
Ndërsa surpriza u rezervuan edhe për pjesën e dytë të ndeshjes si fillim me Zhegrovën në fushë, por dhe me gola. Minuta e 70-të ishte perfekte për ti dhënë skuadrës së Spalletit “shijen” e një goli të dytë, ky i cili u shënua falë Lois Openda.
Në 90 minuta lojë gjithçka mund të ndodhë, Roma gjeti rrugën për tek rrjeta e rivalëve me një gol të Tommaso Baldanzi, në minutën e76-të. Duke qenë i pari dhe i fundit për “verdhekuqtë” në këtë sfidë pasi dueli u mbyll me triumfin në ''shtëpi'' të Juventusit.
Sa i takon renditjes në Seria A me rezultatet e sotme Juventus ndodhet në vendin e 5-të me 29 pikë, dhe me 1 pikë më shumë në vendin e 4-të ndodhet Roma.
