Koni De Winter - Rasmus Hojlund
Koni De Winter ka përfunduar në “gojën” e kritikëve pas humbjes së Milanit ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë. Përballje kjo që përfundoi 2-0 për napolitanët.
Mjaft ashpër ndaj tij është shprehur ish-trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci. Ky i fundit ka theksuar se nëse nuk ke aftësinë të ndjekësh dhe të kontrollosh siç duhet sulmuesin që ke përballë, atëherë nuk je në nivelin për të përfaqësuar Milanin.
“Një sulmues nuk mund të të ikë gjithmonë në një ndeshje. Nëse se ndal qoftë dhe njëherë por vetëm sa e shoqëron, atëherë duhet të pyesësh veten nëse je apo jo nivel për të luajtur te Milani...“, ka deklaruar italiani për futbollistin belg.
Poll
