Walter Zenga
Stadiumi i “King Saud” në Riad nisi siparin dje me gjysmëfinalen mes Napolit dhe Milan, e cila u mbyll me shifrat 2-0, në favor të skuadrës së Antonio Contes. Sigurisht që për nga luftimi dihej se sfida do të premtonte shumë pasi të dyja skuadrat janë goxha "agresive" në fushë.
Ndërsa euforinë dhe emocionin e lojës e kanë ndjerë nga afër edhe ish-portieri i Interit dhe i Italisë, Walter Zenga dhe trajneri Luigi Di Biagio, i cili dikur gjithashtu ishte pjesë e Italisë.
Kjo u kuptua pasi ish-portieri Zenga posti një story në rrjetin e tij social “Instagram”, në të cilën ishte krah Di Biagio. Postim ky i cili u shoqëruar edhe me shkrimin: Një foto e cila mban “aromë” Interi.
Walter Zenga dhe Luigi Di Biagio
Poll
