Ardon Jashari ka folur së fundmi për “La Gazzetta dello Sport”, ku ka treguar raportin me Massimiliano Allegrin. Gjithashtu ka treguar edhe dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e Milan edhe pse Club Brugge kishte kontakte të tjera me shumë ekipe.
Sipas 23-vjeçarit te Milan ende nuk flasin për titullin, pasi është ende herët pavarërisht paraqitjeve të bëra në këtë sezon.
“Allegri? Ai është gjithmonë pranë nesh, u jep besim lojtarëve dhe dhomës së zhveshjes. Ai është thelbësor për suksesin tonë. Mund të mësoj shumë nga dikush si ai.
Club Brugge kishte shumë kontakte me klube të tjera, por unë kisha ide të qarta dhe e shihja vetëm veten këtu.
Po punojmë shumë për të luajtur në Champions League vitin e ardhshëm, ky është qëllimi ynë.
Titulli? Jo, është shumë herët për të folur për këtë.
Rabiot? Po punojmë shumë për të luajtur në Ligën e Kampioneve vitin e ardhshëm, ky është qëllimi ynë. Titulli? Jo, është shumë herët për të folur për këtë”, ka theksuar Jashari.
