
Roma
Roma ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Comos me rezultatin 2-1. Një karton i kuq në pjesën e dytë nga skuadra liqenore ndikoi shumë në realizimin e përmbysjes së Romës.
Da Cunha i dha avantazhin Comos në pjesën e parë, por Saelemaekers vendosi baraspeshën në “Olimpico”. Ndërsa goli që vulosi këtë sfidë, u realizua nga ukrainasi Dovbyk në minutën e 76-të.
Me këtë fitore, Roma ka parakaluar Milanin në renditje duke u ngjitur në vendin e tetë me dy pikë më shumë se kuqezinjtë. Ndërsa Como pozicionohet në vendin e 13-të me gjashtë pikë larg zonës së ftohtë.
Dovbyk
Poll