
Fiorentina ka mposhtur skuadrën e Genoa-s pasditen e sotme në kuadër të raundit të 10-të për Serie A. Toskanët triumfuan në një transfertë të vështirë me rezultatin minimal 0-1 fal golit të Gosens.
Xhenovezët e kishin mbushur satadiumin plot pasi prisnin një debutim të Marios, por që nuk ndodhi në ditën e sotme. Sulmuesi italian nuk ishte i përfshirë në këtë ndeshje totalisht duke mos u ftuar as në pankinën e rezervave. “Super Mario” duhet të ambientohet me skuadrën dhe më shumë me ritmin e lojës pasi kujtojmë lojtari në fjalë ka qenë agjent i lirë prej një kohe të konsiderueshme dhe me sa duket stafi i ligurëve e ka parë të aryesshme që ish-Interisti e Milanisiti të mos inkuadrohet me frikën e marrjes së ndonjë lëndimi.
Fiorentinasit realizuan në pjesën e dytë fal ish-Interistit tjetër Robin Gosens në minutën e 72-të. De Gea ishte një nga të mbivlerësuarit për pritet e tij duke treguar shkëlqimin e tij në kampioantin italian dhe se United ka humbur një “thesar” me largimin e tij. Gjermani ka kryer një super ndeshje jo vetëm në mbrojtje, por dhe në repartin e sulmit ku ai preferon të kontribuojë shpesh.
Me këtë gol skuadra e gilardino-s e sheh veten të groposet në fund të tabelës me vetëm 6 pikë dhe do të duhet një mrekulli nga Balotelli që klubi xhenovez mos të bashkohet me rivalët e Sampdorias në një kategori më poshtë. Viola ngjitet në zonën Champions, pozicion që do të kërkojë t’a mbajë me çdo kusht deri në fudn të sezonit.
Goli i Gosens