Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Bologna e pafuqishme, Napoli i Amir Rrahmanit fiton Superkupën e Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bologna e pafuqishme, Napoli i Amir Rrahmanit fiton Superkupën e
David Neres & Amir Rrahmani

Napoli ka fituar përballë Bolognas, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës të Italisë. Sfida e zhvilluar në stadiumin “King Saud” në Riad, përfundoi me shifrat 2-0.

Protagonist në këtë finale ishte sulmuesi brazilian, David Neres, i cili shënoi të dy golat. Të parin e shënoi në minutën e 39-të, ndërsa për të dytin, Neres mendoi në të 57-tën.

Paraqitje të mirë pati edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani, i pakalueshëm në mbrojtjen napoletane.

Kujtojmë se kjo është Superkupa e 3-të në histori të Napolit. Në të shkuarën, napoletanët e kanë fituar këtë trofe, një herë në 1991-shin dhe herën tjetër në 2015-ën.

GOLAT:

Goli i David Neres (Napoli 1-0 Bologna)

Goli i David Neres (Napoli 2-0 Bologna)

Poll

Lexo gjithashtu