
Roma është mposhtur në shtëpi nga Bologna në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, përfundoi me rezultatin 1-3 të Bolognas.
Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 14’ me anë të Azzouzi, i cili shënoi një gol mjaft të bukur. Ndërsa në fundin e pjesës së parë, ishte Joshua Zirkzee i cili dyfishoi shifrat duke e dërguar ndeshjen në 0-2.
Me nisjen e pjesës së dytë, Roma u bë më kërkuese, madje gjeti golin e shpresës me Azmoun. Porn ë minutën e 65’ ishte përsëri Bologna, të cilët me anë të Saelemaekers shënuan golin e 3-të, i cili vendosi ndeshjen.
Me këtë fitore, Bologna ‘blindon’ vendin e katërt, duke qenë shumë afër kualifikimit në Champions League. Skuadra e Thiago Mottas është në kuotën e 62 pikëve, vetëm 2 më pak se Juventusi i vendit të 3-të.
Në krahun tjetër, Roma e drejtuar nga Daniele De Rossi, mbetet në vendin e 5-të, me 55 pikë, duke qenë akoma në ‘luftë’ të ashpër me Atalantën dhe Lazion për një vend në kompeticionet europiane.
Golat e sfidës: