Inter ka fituar me rezultatin 4 me 0 përballë Atalantës. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e tretë të Seria A dhe i jep kampionëve 3 pikë, që e ngjisin në krye me 7 pikë.
Një sfidë për t'u harruar nga Atalanta në "San Siro". Fillimisht ishte një dhuratë e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, që shënoi autogol kur luhej minuta e 3-të e takimit. Më pas në minutën e 10-të, Barella dyfishoi shifrat e takimit me një supergol.
Vendasit nuk u ndalën pas pushimit të pjesës së parë. Për 45 minutat e dyta kishte menduar Thuram. Sulmuesi i zikaltërve shënoi dopietë, që mbylli një mbrëmje të madhe për Interin kundër Atalantës. Kujtojmë se në këtë takim, Kristjan Asllani u aktivizua për Interin në minutën e 61-të të takimit.
Autogoli i Gjimshitit: