Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ Antonio Conte nuk heq dorë nga titulli kampion, Napoli mposht Empolin dhe vazhdon “luftën” me Interin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Antonio Conte nuk heq dorë nga titulli kampion, Napoli mposht
Napoli

Napoli ka triumfuar në shtëpi përballë Empolit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Maradona”, përfundoi me rezultatin 3-0 në favor të vendasve.

Romelu Lukaku ishte protagonist në këtë ndeshje, duke shënuar një gol e asistuar në dy të tjerë. Ndërsa dy golat në të cilët asistoi sulmuesi belg, i shënoi mesfushori skocez, McTominay.

Me këtë fitore, Napoli rikthehet në garën për titull duke shkuar në kuotën e 68 pikëve, 3 më pak se Interi kryesues. Në krahun tjetër, me vetëm 24 pikë, Empoli mbetet në vendin e parafundit.

Golat e ndeshjes:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga