
Milan është mposhtur në transfertë mbrëmjen e sotme përballë Fiorentinës, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Serie A. Kjo ndeshje u mbyll 2-1 në favor të ekipit nga Firenze.
Ishin pikërisht këta të fundit që kaluan në avantazh me anë të Yacine Adli, i cili është në pronësi të Milanit, por në huazim te “vjollcët”. Për golin e barazimit mendoi Pulisic në minutën e 60-të. Ndërsa Gudmundsson vendosi sfidën duke vulosur rezultatin 2-1 në të 73-tën.
Vlen të përmendet se në këtë sfidë u humbën dhe 3 penallti, 1 nga Fiorentina dhe 2 nga Milan. Te “vjollcët” penalltinë e humbi Kean, ndërsa te “Djalli”, gabuan Theo Hernandez dhe Abraham.
Me këtë fitore Fiorentina ngjitet në vendin e 11-të dhe shkon në kuotën e 10 pikëve. Në krahun tjetër, kuqezinjtë e Fonsecas me 11 pikë mbeten në vendin e 6-të në tabelën e renditjes.
Goli i Yacine Adli Goli i Pulisic Goli i Gudmundsson