Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vetëm 1 ndeshje, rikthim i rëndësishëm për Allegrin para sfidës me Napolin

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 ndeshje, rikthim i rëndësishëm për Allegrin
Rafael Leao

Missimiliano Allegri ka marrë një lajm shumë të mirë para duelit me Napolin. Timonieri i Milan do të ketë një rikthim shumë të rëndësishëm në ekip.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se Rafael Leao e ka kaluar dëmtimin dhe ndaj kampionëve aktualë mund të japë kontributin e tij, duke u kthyer në një alternativë të rëndësishme për Allegrin.

Portugezi prej disa ditësh është rikthyer në stërvitje dhe ka nisur përgatitjet me grupin, duke bërë që kuqezinjtë të mund të mbështeten te shërbimet e tij. 26-vjeçari ka luajtur vetëm 1 ndeshje këtë sezon, në Kupën e Italisë, teksa ndaj Napolit pritet të zbresë në fushë për herë të parënë këtë sezon në Serie A.

Poll

Lexo gjithashtu