Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Vetëm 1 fitore në miqësore, Thiago Motta: Juventusi është ekip në përmirësim, jemi gati për Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm 1 fitore në miqësore, Thiago Motta: Juventusi
Thiago Motta

Thiago Motta e mori drejtimin e Juventusit me bujë të madhe, por në testet miqësore gjatë fazës përgatitore, ekipi i tij nuk është shfaqur aspak mirë. Humbje ndaj Nurnberg dhe Atletico Madrid, barazim ndaj Brest dhe fitorja vetme kundër Juventus U23.

Rezultate këto që janë tepër negative duke marrë parasysh merkaton dhe pritshmëritë që ka “Zonja e Vjetër”. Por, tashmë nis një aventurë krejtësisht tjetër. Serie A do të startojë këtë javë dhe Juve do të përballet në javën e parë ndaj Como.

Në prag të kësaj sfide ka folur pikërisht trajneri i “Zonjës”, Thiago Motta. Tekniku italian thotë se ka të njëjtën filozofi loje siç kishte te Bologna. Ndër të tjera, Motta thekson se Juve është një ekip që po ndërtohet dhe përmirësohet dita-ditës.

“Nga Bologna te Juve, kam pasur gjithmoë të njëjtë ide për futbollin. Tani është një periudhë e re me një ekip që ne po ndërtojmë, ekip që po përmirësohet dita-ditës. Jemi gati të përballojmë ndeshjen e parë të kmapionatit. Duhet të japim gjithçka për të ngritur nivelin e këtij klubi.

Objektivat? Tani për tani kemi në mendje vetëm Comon. Qëllimi im këtë vit me Juventusin është që të mendoj për ndeshjen e parë të kampionatit kundër një ekipi që ka entuziazëm, sepse ata bënë një sezon fantastik në Serie B. Duhet t’i përballojmë ata dhe të marrim rezultatin që duam”, u shpreh Motta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga