
Fiorentina u mposht nga Interi me shifrat 2-1. Sigurisht që kjo ndeshje nuk ka kalaur pa polemika dhe te skuadra “vjollcë” janë mjaft të nervozuar me VAR-in.
Goli i parë i Interit erdhi nga një goditje këndi, e cila nuk duhej të jepej, pasi topi fillimisht kishte dalë jashtë vijës përpara se Bastoni të fitonte të drejtën për të gjuajtur nga këndi. Trajneri i Fiorentinës, Raffaele Palladino ka folur pas sfidës, ku ka theksuar se VAR-i është për të shmangur gabimet.
“Unë do të bëja të njëjtat zgjedhje. Lojtarët tanë meritojnë të jenë këtu dhe jam krenar për ta që qëndrojnë përballë një ekipi të madh. Ne largohemi nga San Siro me kokën lart. Unë kurrë nuk komentoj për gjyqtarët, por më vjen keq për atë gabim në goditje nga këndi”, ka përfunduar timonieri i skuadrës “vjollcë”.