
Artem Dovbyk, i impeniuar me Ukrainën aktualisht mund të thuhet me plot gojë se është përshtatur me Romën pas një fillimi jo të mbarë. Ai u ble për rreth 30 milionë euro dhe u tha se nuk ishte zgjedhja e duhur për sulmin.
Ukrainasi ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje si titullar dhe me këtë ka hequr gjithë kritikat që ishin ndërtuar mbi të. Sulmuesi i ardhur nga Girona ka gjeneruar 44% të golave të ekipit kapital dhe është e vetmja gjë që po funksionon në një Romë plot kritika, mëdyshje dhe paqendrueshmëri. Blerja e sezonit që erdhi për të zëvendësuar Lukakun e larguar ka arritur të kalojë në statistika emra si Dzeko, Abraham dhe Belotti.
Me 3 gola në 7 javë kampionat sulmuesi i pykës duket i pandalshëm dhe afrimi i tij duket i goditur. Askush nuk ka bërë më mirë në kaq javë kampionat nga sulmuesit e mëparshëm. Tifozët e Romës shpresojnë që ai të mbajë këtë hap dhe të jetë një “snajper”.