
Igli Tare dhe Granit Xhaka
Prej disa ditësh, Granit Xhaka është shumë i lidhur me një transferim të mundshëm tek Milani. Igli Tare po punon jashtëzakonisht shumë për të veshur mesfushorin shqiptar me ngjyrat kuqezi të Milanos.
Ditën e djeshme drejtori sportiv shqiptar ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të finalizuar transferimin e 32-vjeçarit. Siç raportojnë mediat italiane ditën e sotme, Igli Tare i ka paraqitur ofertën e parë Bayer Leverkusenit prej 10 milionë eurosh.
Në rast se nuk arrijnë të nënshkruajnë menjëherë me Xhakën, Milani do të fusë në negociata edhe Malick Thiaë. Ndërkohë që po flitet për Xhakën, kuqezinjtë janë pranë transferimit edhe të Ardon Jasharit në Milano.
Poll