
Alvaro Morata u zyrtarizua ditën e djeshme te skuadra e Milan. Sulmuesi do të rikthehet në Serie A, teksa në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Juventusit. Në fakt për spanjollin do të jetë aventura e 3-t ënë Serie A, pasi në dy periudha të ndryshe ka luajtur për “Zonjën e Vjetër”, ndërsa në sezonin e ri do të jetë protagonist me fanellën kuqezi.
Pasi kompletoi kalimin te Milan, Morata ka bërë një postim në rrjetet sociale. Sulmuesi falenderon klubin spanjoll për emocionet dhe kujtimet, ndërsa ka disa fjalë “zemre” për Koke.
Sipas Moratas, kapiteni është vetë Atletico Madrid dhe e falenderon atë për mbështetjen që i ka dhënë.
“Faleminderit Atletico Madrid. Faleminderit punëtorëve të klubit dhe tifozëve, ju jeni shpirti i këtij klubi. Dhe mbi të gjitha faleminderit ty Koke, që më ke ndihmuar gjithmonë. Në çdo kohë dhe për gjithçka.Ti je Atletico e Madridit! Do të më mungosh vëlla”, ka shkruar 31-vjeçari.
View this post on Instagram