Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U shkarkua nga Milan, reagon për herë të parë Paulo Fonseca

Shkruar nga NEWSPORT
U shkarkua nga Milan, reagon për herë të parë Paulo Fonseca
Paulo Fonseca

Paulo Fonseca është shkarkuar nga skuadra e Milan menjëherë pas barazimit 1-1 me Romën mbrëmjen e djeshme. Ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana klubit, diçka të tillë e ka konfirmuar vetë portugezi pas sfidës.

“Është e vërtetë, unë jam jashtë Milanit. Kjo është jeta. Ndërgjegjja ime është e pastër, sepse bëra gjithçka që munda”, ka theksuar shkurtimisht portugezi për “Sky Sport”.

Kujtojmë se Fonseca mori drejtimin e skuadrës italiane në korrik të këtij viti, ndërsa pati kontratë të vlefshme me kuqezinjtë deri në qershor të 2027. Por pavarësisht kontratës afatgjatë, paraqitjet dhe rezultatet e skuadrës nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë ndarë rrugët me timonierin e tyre vetëm pas 5 muajsh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga