Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

U rikthye në “San Siro”, Onana: Moment historik, i lumtur për Interin

Shkruar nga NEWSPORT
U rikthye në “San Siro”, Onana: Moment historik, i lumtur
Andre Onana

Andre Onana u rikthyer mbrëmjen e djeshme në “San Siro” për të parë nga afër Interin. Ish-gardiani zikaltër kishte shfrytëzuar ditën e pushimit për t’u rikthyer në Itali.

Kamerunasi ishte mysafiri special, teksa nuk ka nguruar të flasë për “DAZN”. Onana është shumë i lumtur që zikaltërtit në derbi do të kenë mundësinë të fitojnë titullin kampion, ndërsa thekson se kanë bërë një sezon shumë të mirë.

“Interi mbetet një familje për mua, doja të isha prezent në këtë moment historik. Përshëndes tifozët. Ne kemi qenë gjithmonë një grup i bashkuar. Jam shumë i kënaqur me ecurinë e skuadrës, bravo të gjithëve.

Javën e ardhshme nuk mund të jem, thjesht përfitova nga një ditë pushimi dhe erdha në ‘San Siro’. Dua të përgëzoj skuadrën.

Kalimi tek United? Jo, nuk jam i penduar. Jam i lumtur aty ku ndodhem, gjithashtu jam i lumtur për Interin. Një skuadër fantastike, djem shumë të mirë dhe trajner i mrekullueshëm.

U përshëndeta me të gjithë, ky moment që po kalon Interi është emocionues edhe për mua”, përfundoi 28-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga