Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U nderua për 455 sfidat si zikaltër, Handanovic: Ditë e veçantë, ëndërr të luaja me Interin

Shkruar nga NEWSPORT
U nderua për 455 sfidat si zikaltër, Handanovic: Ditë e
Samir Handanovic

Samir Handanovic u nderua në “San Siro” në kuadër të 455 paraqitjeve me fanellën e Interit. Pas këtij organizimi, ish-portieri zikaltër ka folur për mediat italiane duke u shprehur se për të është një ditë mjaft e veçantë.

Më tej, Handanovic thotë se “San Siro” është stadiumi më i mirë dhe me tifozët po të atillë.  Gjithastu, 39-vjeçari thotë se të luante për Interin ka qenë një ëndërr e bërë realitet.

“Për mua është një ditë e veçantë, i jam mirënjohës klubit dhe tifozëve për gjithë këto vite të kaluara së bashku edhe pse duhet thënë që nuk kanë qenë gjithmonë të lehta. “San Siro” është emocionues për të gjithë ata që luajnë futboll. Për mua mbetet gjithmonë stadiumi më i mirë me tifozët më të mirë. Të luaja këtu për mua ishte një ëndërr që u bë realitet”, është shprehur Handanovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga