Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U mposhtën nga Torino, Pioli: Milan është skuadra më e mirë prej ekipeve normale, Interi planet tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Torino, Pioli: Milan është skuadra më e
Stefano Pioli

Milani u mposht nga Torino me shifrat 3-1 në Serie A. Një humbje që lë sigurisht shumë për të dëshiruar për kuqezinjtë.

Stefano Pioli pas sfidës nuk nguroi të uronte kundërshtarët për fitoren. Ai nuk ndali kritikat për “djemtë” e tij. Ndër të tjera pranoi se Interi është nnjë planet tjetër, ndërsa Milanë shtë ekipi më i mirë prej normalëve.

 “Ndeshjet përballë Torinos janë gjithmonë fizike, plot duele dhe me shumë topa të dytë. Ata u treguan më të aftë se ne në këto aspekte. Por më vjen keq që pësuam tre gola nga katër goditjet që Torino bëri në portën tonë.

Jemi në vendin e dytë, jemi më të mirët e normalëve. Pasi duhet theksuar se Interi ka zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm, jashtë normales.Kemi shfaqur vazhdimësi, kualitet dhe mentalitet, cilësi që na mundësuan të siguronim vendin e dytë në Serie A“, u shpreh Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga