
Interi u mposht në transfertë nga Sassuolo në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Mapei”, përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve.
Pas kësa sfide ka folur edhe trajneri i Interit, Simone Inzaghi. Italiani e pranon që kjo ishte një humbje e merituar duke shtuar se i vjen keq për tifozët që ishin të pranishëm.
“Ne e nisëm me ritëm të ngadaltë, nuk iu qasëm mirë ndeshjes. Pas golit të tyre ne lëvizëm më mirë dhe luajtëm më shpejt, ndoshta e merituam të barazonim në pjesën e parë, krijuam raste në fundin e fraksionit hapës. Na vjen keq për shumë tifozë që ishin këtu të pranishëm. Në fund Sassuolo ka meritat e veta për këtë fitore”, është shprehur Inzaghi.