Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

U largua nga Atalanta e Gjimshitit, Gasperini tregon arsyen përse zgjodhi Romën: Kisha nevoje për adrenalinë

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Atalanta e Gjimshitit, Gasperini tregon arsyen përse zgjodhi
Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini, trajneri i ri i Romës, foli për kanalet zyrtare të klubit në intervistën e tij të parë si “romak”, duke ndarë pikëpamjet e tij: "Përshtypjet e para janë shumë pozitive, erdha sot për herë të parë në Trigoria të cilën nuk e njihja, një qendër e mrekullueshme dhe funksionale, më e mira për ata që duan të punojnë.

E zgjodha Romën, sepse është një sfidë e madhe, kam nevojë për sfida të tilla. Po vij në një mjedis me pasion të madh dhe kjo më ka dhënë entuziazëm, përveç mundësisë që më kanë dhënë Ranieri dhe klubi. Është një adrenalinë që më duhej për të provuar të bëja diçka të mirë.

Kur erdha të luaja në Romë, edhe si lojtar, gjithmonë gjeta një ekip që luante me cilësi në një mjedis që shtynte fort. Vitet e fundit ka pasur një rënie të vogël, ardhja e Ranierit i ka dhënë forcë dhe rezultate. Vitet e fundit nuk i kanë përmbushur pritjet, por Roma mbetet një mjedis në të cilin nëse arrin të luash futboll të mirë, kjo mund të të ndihmojë shumë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga