Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"U binda nga Theo, Maignan dhe... francezët e Interit", Youssouf Fofana: Dua titullin me Milanin, çdo muaj do jem gjithnjë e më i mirë

Shkruar nga NEWSPORT
"U binda nga Theo, Maignan dhe... francezët e Interit", Youssouf
Youssouf Fofana

Mesfushori i ri i Milanit, Youssouf Fofana foli në konferencën e parë për shtyp që pas prezantimit me kuqezinjtë. Francezi shprehet i kënaqur për këtë lëvizje të cilën e kishte biseduar me patriotët e tij në të dy klubet e Milanos. 

Përse zgjatën kaq shumë negociatat mes Milanit dhe Monacos?
Nuk e di, por në fund të gjithë fituan. Kishte diskutime gjatë gjithë sezonit për rinovimin, por doja të shkoja diku tjetër.

Përse kaq i vendosur për Milanin?
Nuk e di nëse mund ta them, por në të vërtetë unë dhe Milani jemi në kontakt prej disa vitesh. Më parë nuk ishte e mundur të bëhej, tani ishte. Kjo ishte koha e duhur, ashtu siç ishte edhe për ta. Përvoja në Francë më ndihmoi, tani jam një lojtar më i kompletuar dhe dua të luaj në Champions League, të fitoj titullin. Kështu që dua shumë të marr pjesë në këtë aventurë të re.

Çfarë lloj mesfushori jeni?
Nuk jam këtu për të zëvendësuar Kessie. Unë jam një mesfushor modern, i cili duhet të punoj në të dyja zonat e fushës.

Sa ndikoi njohja me Theon dhe Maignan?
Ishte një nga arsyet pse zgjodha Milanin. U drejtova tek ata për të bërë pyetje. Edhe francezët e Interit më folën mirë për Milanin. Gjithçka ishte në favor të ardhjes këtu.

Keni folur me ndonjë nga shokët e skuadrës?
Jo, tani për tani. Është e rëndësishme që të kem një marrëdhënie të mirë me të gjithë.

Si ju bindi Fonseca?
Fola disa herë me trajnerin. Ai më tha se ishte shumë i lumtur që të më kishte këtu, se ishte shumë entuziast dhe se mezi priste të fillonte të punonte me mua. Jami lumtur që jam pjesë e skuadrës së tij, edhe sepse kur kam luajtur kundër tij në Francë kam pasur gjithmonë vështirësi edhe sepse ai ka shprehur një lloj loje ndryshe nga ajo që ishim mësuar në Francë.

Keni folur me Giroud?
Po edhe me të bisedova. Të gjithë shokët prisnin që unë t’i kontaktoja për të bërë pyetje për klubin, tifozët dhe si funksionon gjithçka.

Po me Juventusin, a keni pasur kontakte?
Nuk e di për Juventusin, ështënjë çështje që ka të bëjë memenaxherët.

Sa kohë do të duhet për të parë versionin më të mirë të Fofanasë?
Nuk do të ketë një version më të mirë të Fofanasë. Shpresoj të përmirësohem vit pas viti. Kështu që ndoshta në shtator mund të mendoni se ky është versioni im më i mirë, por do të jetë çdo muaj një më i mirë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga