Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Triumfuan në Superkupë përballë Interit, Conceicao: Lojtarët ishin magjikë, do ta rikthejmë Milanin aty ku i takon

Shkruar nga NEWSPORT
Triumfuan në Superkupë përballë Interit, Conceicao:
Sergio Conceicao

Milan ka përjetuar mbrëmjen e djeshme një nga momentet më të bukura. Kuqezinjtë ia dolën që të përmbysnin rezultatin nga 2-0 në 2-3 dhe për të fituar trofeun e Superkupës së Italisë përballë rivalit të tyre më të madh, Interit.

Sigurisht një fitore që vlen shumëfish dhe për këtë fest ate Milan është e gjitha legjitime. Pas këtij triumfi ishte shumë i lumtur Sergio Conceicao. Trajneri i kuqezinjve ka theksuar se lojtarët ishin magjikë dhe se Leao është i jashtëzakonshëm. Gjithashtu ka nënvizuar se ekipi i tij ka ende shumë punë për të bërë.

“Jam shumë i lumtur për lojtarët, sepse nuk ishte e lehtë. Atmosfera nuk ishte më e mira kur mbërrita, nuk kishte shumë kohë për të punuar në detaje para këtyre dy ndeshjeve dhe ne ishim përballë dy skuadrave të nivelit të lartë.

Lojtarët ishin magjikë, ata përvetësuan gjithçka që diskutuam dhe është e qartë se ka gjëra që duhet të përmirësojmë, por ata janë të vetëdijshëm për këtë. Ndjej se me përulësi, ne mund të kemi disa muaj të mrekullueshëm së bashku në Champions League, Serinë A dhe ta çojmë Milanin atje ku e meriton.

Tani jemi të lumtur, festojmë dhe nga nesër do të fillojmë të fokusohemi te Cagliari”, ka deklauar timonieri i kuqezinjve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga