
Interi prej kohësh tashmë vazhdon punën për gjetjen e lojtarëve të duhur për t’i transferuar në merkaton e verës. Siç dihet tashmë zikaltërtit kanë arritur marrëveshjet me Mehdi Taremin dhe Piotr Zielinskin, teksa janë afër një akordi edhe me Mario Hermoson e Atletiko Madrid.
Ndërkohë sipas mediave italine bëhet me dije se për repartin e sulmit, drejtuesit kanë gjetur në Premier League sulmuesin e dëshiruar. Në fakt është nëj frances që do të tentohet transferimi i tij në “San Siro”.
Bëhet fjalë për Anthony Martial, i cili aktualisht është pjesë e Manchester United në kampionatin anglez. Sulmuesit francez i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe zikaltërtit i kanë vënë syrin për ta transferuar në Milano.
Do të ishte një lëvizje e zgjaur nag italianët, të cilët do të siguronin shërbimet e 28-të vjeçarit em parametra zero. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë akzaktësisht në muajt e ardhshëm dhe nëse Martial do t’iu bashkohet shokëve të kombëtares franceze te Interi apo jo.