Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Topi i Artë", ankohet edhe Lautaro Martinez: Prisja të renditesha më lart

Shkruar nga NEWSPORT
"Topi i Artë", ankohet edhe Lautaro Martinez: Prisja të
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ka folur së fundmi për “Topin e Artë” të cilin e fitoi Rodri. Sulmuesi argjentinas është shprehur i pakënaqur me renditjen (vendin e 7-të), duke theksuar se meritonte të ishte më lart.

“Sinqerisht prisja që të renditesha pak më lart, por ndonjëherë këto çmime nuk vendosen në mënyrën e duhur dhe të drejtë në shumicën e rasteve”, është shprehur Lautaro Martinez.

Kujtojmë që Martinez ishte një pikë kyçe si për Interin dhe Argjentinën në sezonin e fundit. Me zikaltërit fitoi “Këpucën e Artë” në Serie A dhe u shpall kampion.

Po të njëjtin çmim personal e fitoi dhe me Argjentinën, me të cilët triumfoi në Kupën e Amerikës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga