
Interi fitoi një tjetër miqësore, këtë herë zikaltërtit fituan 3-0 ndaj Las Palmas. Kristjan Asllani luajtir si titullarë në këtë miqësore, ndërsa i shkoi shumë afër dhe golit.
Pas sfidës mesfushori i Kombëtares ka theksuar se ekipi duhet të rikonfirmohet në këtë sezon. Ylli i dytë i ka shtuar më shumë ‘peshë’ fanellës dhe për këtë skuadra do të bëjë maksimumin për të fituar sipas Asllanit.
“Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi Interi, një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat. Nuk do të jetë e lehtë, por kemi cilësinë e nevojshme.
Është normale që ne duhet të hedhim karburant në këmbët tona në këtë moment të sezonit. Nëse vjen një fitore me paraqitje pozitive është gjithmonë më mirë, sepse lodhja ndihet më pak dhe besimi rritet.
Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë dhe e dimë se është e lehtë të integrohesh në grupin tonë. Ishte shumë emocionuese të dilnim në fushë me dy yjet në gjoks, tani mezi presim të luajmë sërish në ‘San Siro’, para tifozëve tanë”, ka përfunduar talenti kuqezi.