Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Tifozët s'e donin Lopeteguin?", Capello: Nëse Milani do i dëgjonte, s'do na kishte as mua dhe as Sacchin

Shkruar nga NEWSPORT
"Tifozët s'e donin Lopeteguin?", Capello: Nëse Milani
Fabio Capello

Kërkimet e Milanit për trajnerin e ri po vazhdojnë. Pasi nuk arritën të binin dakord me Julen Lopetegui, i cili tani është shumë pranë West Ham, kuqezinjtë po shohin të tjerë si, Sergio Conceicaio, Paulo Fonseca, Roberto Martinez, apo Roberto De Zerbi.

Por klubi kuqezi, kohët e fundit ka patur problem edhe me tifozët. Këta të fundit nisën edhe peticion për Julen Lopeteguin, ndoshta diçka që ndikoi në bisedime. Pikërisht për këtë situatë ku ndodhet Milani, ka folur ish-i i tyre, Fabio Capello në një intervistë të dhënë për Gazzeta dello Sport.

“Nëse Milanin është i bindur për Conceiçao, ata mund të jenë në rrugën e duhur. Ai ka atë që duhet, por gjëja e rëndësishme është që të gjithë në klub të shohin me kujdes rastin e Lopeteguit. Fakti që një klub si Milani iu dorëzua vullnetit të tifozëve, na mëson se ndoshta nuk kishte unanimitet total për zgjedhjen, përndryshe do të rimendohej si gjë. Nëse mendimet e tifozëve do të ishin marrë për bazë edhe në të kaluarën, Milani nuk do të kishte pasur as Saçhin dhe as Capellon”, është shprehur Fabio Capello.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga