Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Thiago Motta rrezikon shkarkimin, Juventusi ka në listë 4 zëvendësuesit e mundshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Thiago Motta rrezikon shkarkimin, Juventusi ka në listë 4
Thiago Motta

E ardhmja e Thiago Mottas te Juventusit është në “fije të perit”. Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se bardhezinjtë janë mjaft të zhgënjyer nga eliminimi nga Kupa e Italisë dhe drejtuesit nuk janë aspak të kanaqur me paraqitjen e skuadrës.

Kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje nga fundi i kampionatit, klubi mund të mos mjaftohet me vendin e 4-të në renditje. Dhe për këtë tashmë drejtuesit po punojnë të gjejnë një timonier të ri, i cili garanton më shumë stabilitet në ekip dhe vahdimësi.

“Zonja e Vjetër” aktualisht ka një listë prej 4 emrash të mundshëm që mund të zëvendësojnë nëse largohet Motta. Antonio Conte, Gian Piero Gasperini, Igor Tudor dhe Roberto Mancinit, të cilët kanë eksperiencën e duhur në Serie A dhe që premtojnë të rikthejnë Juven në majat e futbollit italian.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt në vazhdim dhe se cili do të jetë fati i Mottas dhe Juventusit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga