
Thiago Motta
Thiago Motta e ka nisur mjaft vrullshëm aventurën e tij në krye të Juventusit. Trajneri i ri i bardhezinjve do të ketë një dorë të rëndësishme në rindërtimin e skuadrës dhe menjëherë ka nisur nga puna.
Rikthimi në majë është i vështirë dhe për të shkuar atje duhen lënë pas sentimentet. Kështu ka vepruar italiani teksa i ka treguar derën plot 9 futbollistëve.
Federico Chiesa, Szczesny, McKennie, De Sciglio, Arthur, Kostic, Caviglia, Rugani dhe Djalo janë të gjithë jashtë projektit të Zonjës për të ardhmen.
“Jemi të bindur se ky është vendimi më i mirë i mundshëm”, tha Motta.