Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Thiago Motta e nis në “sulm”, u bën të qartë drejtuesve 3 “dëshirat” e merkatos

Shkruar nga NEWSPORT
Thiago Motta e nis në “sulm”, u bën të qartë
Thiago Motta

Thiago Motta ende nuk është zyrtarizuat te skuadra e Juventusit. Diçka e tillë pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Por pavarësisht kësaj, sërish ish-timonieri i Bolognas ka nisur punën për skuadrën e tij. Sipas mediave italiane bëhet me dije se u aka bërë të qartë drejtuesve 3 “dëshirat” e kësaj merkatoje.

Kështu mësohet se i pari në listë është Teun Koopmeiners i Atalantës. Holandezi ka kontratë me bergamaskët deri në qershor të vitit 2027, me “Zonjën e Vjetër” që do të bëjë gjithçka për të bërë të mundur këtë transferim.

I dyti në listë është Riçardo Calafiori i Bollognas, të cilin e njeh mjaft mirë Motta. Italiani ka kontratë të vlefshme me Bolognan deri në qershor të vitit 2027. I fundit, po jo më pak i rëndësishmi është Michele Di Gregorio, i cili gjithashtu ka kontratë me Monzën deri në qershor të vitit 2027. Mbetet të shihet se sa do t’ia dalin drejtuesit të ‘plotësojnë’ dëshirën e Mottas në merkaton e verës.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga