
Randal Kolo Muani
Në dy ndeshje për Juventusin në kampionat, Randal Kolo Muani ka qenë shumë deçiziv duke arritur të realizojë tre gola. Dy të fundit i shënoi pak më parë ndaj Empolit në Torino.
Në përfundimin e takimit të fituar nga bardhezinjtë me shifrat 4-1, sulmuesi francez doli në prononcim për mediat. “Morëm tre pikë dhe jam shumë i lumtur, sepse synimi i ekipit është të vazhdojë të fitojë.
Është e pabesueshme, është fantastike të jesh këtu. Ne fituam, duhet të vazhdojmë ta festojmë këtë fitore.
Për Kenan Yildiz? Ai është një lojtar i madh, shumë teknik. Është i ri, është bukur të luash me të”, tha Kolo Muani.
Poll