
Alessandro Nesta (m) & Paolo Maldini (d)
Alessandro Nesta është trajneri i ri i Monzas. Ish-mbrojtësi i Milanit është bindur nga drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani për të nisur një aventurë të re së bashku.
Lajmin për emërimin e Nesta-s si trajner e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Krah fotos së trajnerit, Monza shkruan: “Mirësevjen mister”.
Kujtojmë që tekniku 48-vjeçar vjen te Monza pasi më parë ka drejtuar 4 ekipe. Nesta ka qenë trajner i Miami FC, Perugia, Frosinone dhe Reggiana, ndërsa tani është gati për aventurën e Monzas.
Poll