Stefano Pioli është kryefjalë e mediave në Itali. Pas largimit nga Milani, tekniku italian ende është pa skuadër. Por, zhvillimet e reja përtej Adriatikut në kryeqytetin italian mund të ndryshojnë rrotën e historisë. Bëhet fjalë për ekipin e Romës që ka shfaqur interes për trajnerin me këtë të fundit që është në dilemë për të ardhmen e tij.
Shumë zëra e çojnë atë jashtë Italisë, me gjasë mund të përfundojë në Arabinë Saudite te Al Nassr. Sipas “Sky” Stefano Pioli pritet të firmosë me skuadrën e Cristiano Ronaldos, me të cilën ka rënë parimisht dakord për një marrëveshje 3-vjeçare.
Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, ndërsa kujtojmë se sot klubi i Romës ka njoftuar largimin e trajnerit De Rossi. Ishte si një “rrufe në qiell të hapur”, por kryeqytetasit tanimë janë vënë në kërkim të një “timonieri” të ri.