Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

STATISTIKA/ Askush si Kristjan Asllani në Seria A, mesfushori i Kombëtares siguri për Interin

Shkruar nga NEWSPORT
STATISTIKA/ Askush si Kristjan Asllani në Seria A, mesfushori i
Kristjan Asllani

Kristjan Asllani ka bërë si duhet me Interit, kur ka zëvendësuar Calhanoglu në mesfushë. Kështu mesfushori shqiptar është lojtari me saktësinë më të madhe të pasimit në Seria A për sezonin e fundit.

OPTA, që analizon statistikat e lojtarëve, tregon se Asllani e ka 93% saktësinë e pasimit. Shifër kjo padyshim mbresëlënëse.

“Kristjan Asllani ka pasur një saktësi pasimi prej 93% me Interin, më e larta krahasuar me çdo mesfushor në Seria A. Në krahasim janë përfshirë mesfushorët që kanë kontribuar me të paktën 500 pasime gjatë sezonit”, shkruhet në postimin e OPTA-s.

Calhanoglu shihet i pazëvendësueshëm në mesfushën e Interit. Megjithatë në çdo rast tjetër, e ardhmja e Interit është e sigurt me Asllanin në të njëjtin pozicion.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga