Roma ka fituar 4-1 kundër Leçes së shqiptarëve. Ish-tekniku i Tiranës, Julian Ahmati i ftuar në Tring ka folur për teknikun Ranierin duke qenë se e njeh mjaft mirë këtë post.
Ahmati beson tek forca e Ranierit dhe fitoren e klubit italian kundër legjionarëve e sheh si pikë kthese.
“Fitorja sot të jep shpresë që Roma ka brumë dhe ka organikë që të jetë mes më të mirave.
Ranieri është trajner shumë i mirë. Eksperienca e tij do të ndihet dhe do t’a çojë ekipin në ato pozita që duhet. Kur ndërron shumë trajner situata bëhet komplekse. Por, tani Roma është në moment qetësie besoj.
Roma ka shumë më shumë për të dhënë sesa ekipe si Udineze për shembull.”, u shpreh Julian Ahmati.
Poll