Theo Hernandez mund të largohet nga Milani pas 6 vitesh si kuqezi. Duket se aventurës së francezit te italianit po i vjen fundit dhe merkatoja e janarit mund ta çojë mbrojtësin në një tjetër ekip.
Kjo pasi interesimet për të nuk mungojnë dhe janë 2 ekipe “big” që pëlqejnë shërbime e tij. Kështu sipas “Calciomercato” 27-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me Milan, më atë aktualen që i përfundon në vitin 2026, pasi francezi kërkon një ekip të ri.
PSG dhe Bayern Munich janë të gatshme për të plotësuar kërkesat e Hernandez dhe për të tentuar më pas transferimin e tij. Ndërkohë nga krahu tjetër kuqezinjtë janë të gatshëm të shesin lojtarin e tyre nëse në tavolinën e italianëve vjen një ofertë mbi 60 milionë euro.