
Alexis Saelemaekers po kalon një moment mjaft të mirë në aspektin personal tek skuadra e Romës. Anësori belg po zhvillon ndeshje mjaft të mira me kryeqytetasit, tek të cilët është në formë huazimi nga Milan.
Huazimi i 25-vjeçarit në Romë do të përfundojë më 30 qershor të këtij viti, teksa trajneri i Milan, Sergio Conceicao e dëshiron në ekip. Ai e sheh belgun si një “armë” shtesë në ekipin e tij, por nga futbollisti nuk heq dorë lehtë as Roma.
Këta të fundit janë të gatshëm ta blejnë përfundimisht kartonin e Saelemaekers. Por Milan kërkon rreth 30 milionë euro, shifër kjo tepër e lartë për buxhetin e “verdhekuqve”.
Sipas gjasave, belgu me shumë mundësi do të rikthehet te “Djalli” në fund të sezonit, për t’u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të drejtuar nga Sergio Conceicao.