
Milani i sezonit të ri, do të shfaqet me tjetër “fytyrë”, që nga trajneri Max Allegri dhe drejtori sportiv Igli Tare që i kanë dhënë jetë projektit të ri të kuqezinjve. Aktualisht, Milani po zhvillon sfida miqësore parasezonale.
Mesfushori Youssuf Fofana ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka prekur Allegrin dhe Luka Modricin.
Trajneri i ri? “Ai ka një lishje të mirë me grupin dhe është afër nesh, ne flasim për futbollin, por edhe për gjëra të tjera. Allegri bën diferencën me gjërat që na shpjegon dhe ne e ndjekim.
Ai ka fituar shumë në Serie A dhe ka pasur performanca të shkëlqyera në Champions League, duke shkuar dy herë në finale. Është mirë për Milanin që Allegri është këtu.”
Par Luka Modricin? “Jemi të gjithë gati të sakrifikojmë veten për Topin e Artë. Mezi presim të stërvitemi me të.”, u shpreh Fofana.